VIDEO/Një ditë para takimit me Bylis, trajneri Marantas i demoralizuar nga mungesa të shumta

Në kuadër të javës së 8 të Superliges Shqiptare, Luftëtari pret ditën e nesërme në Stadiumin “Gjirokastra” ekipin e Bylisit i cili kryeson momentalisht kampionatin.

Në një prononcim për mediat trajneri i ekipit bluzi Jorgos Marantas u shpreh se Bylisi është skudër shumë e fortë dhe ka lojtarë cilësorë por mbi të gjitha është favoriti për ta fituar ndeshjen. Pavarësisht kësaj, ekipi i Luftëtarit do të japë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv. Ekipi bluzi do aktivizohet sërish pa portierin titullar Paiteris dhe ka probleme në mungesa me lojtarë si Vyent dhe Demo.

Ekipi gjirokastrit ndodhet në poziten e parafundit te tabeles se klasifikimit me 5 pikë, ndërsa ekipi ballshiot kryeson Superligën në kuotën e 12 pikëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment