VIDEO/Nuk ka më qetësi në Këshillin Bashkiak, demokratët ilegjitimojnë mbledhjen e fundit nga socialistët

Kërkesa e grupit të këshilltarëve socialistë që mbledhja e Këshillit Bashkiak të drejtohej nga Vjollca Koko, ka qenë pika e cila celi debatet mes kryetarëve të grupeve dhe anëtarëve. Kreu i socialistëve Petrit Brahimi, ka kërkuar largimin e kryetares aktuale Mimoza Como që sipas tij kjo kërkesë vjen me vendim nga Gjykata Administrative.

Ky pretendim është kundërshtuar nga kreu i grupit të këshilltarëve demokratë Roland Bejko i cili e ka konsideruar mbledhjen e fundit ilegale pasi këshilltarët e PD dhe LSI nuk janë lajmëruar për zhvillimin e saj, ndërsa do të jetë Gjykata e Apelit ajo që certifikon vendimin përfundimtar.

Për kryetaren Mimoza Como, mbledhja e fundit dhe vendimet e marra në të, nuk mund të merren në konsideratë, pasi një e tillë zhvillohet vetëm në rast emergjence ashtu sic është e parashikuar edhe në ligj.

Në debat janë përfshirë anëtarë të të dy krahëve politike si Dasho Aliko, Beqir Gjika, Armand Hilaj etj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment