VIDEO/Nxënësit në shkollën e fshatit, mes gjarpërinjve dhe mbijetesës

0
209

Kjo godinë përdhese është shkolla dhe kopështi në fshatin Gorricë në Bashkinë Këlcyrë. Brenda gjenden dy klasa të sistemit 9 vjecar dhe një parashkollor. Në një prej klasave nuk zhvillohet fare mësim për shkak të kushteve aspak normale, ndërsa në dy të tjerat mësimi kryhet sikur fëmijët të jenë bagëti.

Kur bie shi, nxënësit nxitojnë të rrëmbejnë enë të ndryshme për ti vendosur nëpër klasë dhe shmangin bangat për t’i shpëtuar pikave të shiut. Në kohë të thatë, ata i tremben gjarpërinjve që dalin nga vrimat e dyshemesë së dalë jashtë përdorimit prej kohësh.

Në shumë raste, fëmijët e kanë pësuar duke dalë nga shkolla të dëmtuar. Shkolla ka pasur 15 fëmijë, por sot numëron vetëm 5 në sistemin fillor dhe atë parashkollor dhe po kaq në sistemin 9 vjecar.

Prindërit të frikësuar nga kjo situatë, e kanë parë të udhës që më mirë të mos t’i cojnë fëmijët në shkollë pasi ndihen të rrezikuar.

Të gjendur përballë kësaj situate, mësueset e parashkollorit kanë apeluar për zgjidhjen e kësaj situate e cila sic është premtuar prej kohësh do të ndërhyhet për t’u rregulluar.

Fshati Gorricë gjendet në lindje të Këlcyrës dhe në të jetojnë 300 banorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here