VIDEO/Pasojat nga koha e keqe, Bashkia e Gjirokastrës ndërhyn në terren

0
123

Rreshjet e një ditë më parë kanë vënë në lëvizje Bashkinë Gjirokastër e cila ka fokusuar vëmendjen e saj tek shtretërit e përrenjve.

Nënkryetari i Bashkisë Vangjel Muco thotë se janë marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur situatat problematike edhe pse pranon se përroi i Çullos është i vështirë për t’u menaxhuar dhe rreziku për rreth 500 familje që kanë ndërtuar shtëpitë e tyrë në këtë zone, është i pashmangshëm.
Në shkurt të këtij viti Bashkia Gjirokastër duke vlerësuar situatat emergjente, ka financuar 1.7 milionë lekë për tre projekte të pastrimit të depozitave të digave në përrenjtë që përshkojnë qytetin e gurtë. Punimet kanë konsistuar kryesisht  në ndërtimin e  pritave malore të vendosura për të ulur fuqinë e përrenjve.

Situatat problematike kanë nisur dhe mbetet për të parë efikasitetin e punimeve në to nga firmat e kontraktuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here