VIDEO/PD mbledh Aktivin, Bejko përgëzon të zgjedhurit në parlamentet vendore për qëndrimin që kanë mbajtur

Strukturat e PD në Gjirokastër, kanë organizuar Aktivin e Hapur mbrëmjen e djeshme ku janë njohur me organizimin e ri në kuadër të zhvillimeve të fundit politike në vend të diktuara nga keqqeverisja e maxhorancës socialiste.

Në aktivin e djeshëm, ka qenë edhe deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu.

Kryetari i PD për Gjirokastrën Roland Bejko, ka vënë theksin në riorganizimin e strukturave të PD në rang rrethi në bazë edhe të direktivave nga qendra. Zoti Bejko theksoi nevojshmërinë e kësaj nisme pasi në shtator fillon puna për organizimin e fushatës për zgjedhjet vendore që priten të organizohen qershorin e ardhshëm.

Bejko ka përgëzuar qëndrimin e këshilltarëve të djathtë në këshillat bashkiakë në të tre njësitë vendore të rrethit të Gjirokastrës dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje të jenë sa më afër problemeve dhe halleve të elektoratit që është i braktisur dhe i zhgënjyer nga qeveria qëndrore.

Elektoratit duhet t’i ofrojmë alternativën tonë për një qeverisje në shërbim të tij-është shprehur Bejko, përpara strukturave lokale drejtuese.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment