VIDEO/PD mbledh strukturat për zgjedhjet e brendshme

PD në Gjirokastër në prag të zgjedhjeve në nivel seksioni dhe grupseksioni në të gjithë Qarkun. Drejtuesit e PD në të gjitha degët e Qarkut të Gjirokastrës, janë thirrur sot në një takim pune nga deputeti i Qarkut të Gjirokastrës Tritan Shehu pikërisht për këtë qëllim.

I pranishëm ka qenë kreu i PD së Gjirokastrës Roland Bejko, si dhe kryetari i grupit të punës në qark Ervin Minarolli, Besnik Dervishi, Mateo Spaho, Endrin Gjipali e Dasho Aliko si anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD.

Për deputetin e PD Tritan Shehu, ky takim ka për qëllim që të ftohet anëtarësia demokrate në Qarkun e Gjirokastrës që të jenë pjesë e procesit të hapur dhe transparent për të zgjedhur me votë nivelet drejtuese përfaqësuese të PD në cdo njësi vendore.

Zoti Shehu, i ka njohur të pranishmit edhe me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rolin e PD në raport me krimin që ka kapur qeverinë shqiptare.

Aksioni opozitar që udhëhiqet nga PD për të cmontuar rregjimin kriminal të instaluar nga klika e korrupsionit ka për të triumfuar dhe kjo do të jetë meritë e qytetarëve të lirë shqiptarë dhe cdo shqiptari të ndershëm që nuk mendon si qeveria-është shprehur deputeti Shehu.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment