VIDEO/Përkujtohen nacionalistët e rënë në luftën e 14 shtatorit 1943

0
233

Sot mbushen plot 75 vjet kur forcat nacionaliste në Gjirokastër me në krye komandantin Hysni Lepenica, ranë në përpjekje me pushtuesit italianë. Për të nderuar veprën e tyre, është organizuar një ceremoni homazh përkujtimore, në vendin ku është zhvilluar kjo betejë në Gërhot, aty ku shtrihej garnizoni armik italian.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave nacionaliste, deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, deputetët e PD Luan Baci, Myslym Murrizi e Ervin Salianji, si dhe kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko.

Fjalën përshëndetëse e ka mbajtur kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Nebil Cika.

Zoti Cika, ka vënë në pah, kontributin e nacionalistëve shqiptarë përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe konkretisht nacionalistëve të Gjirokastrës të cilët ranë dëshmorë në betejën e Gërhotit.

Më shtator 1943 afro 36 nacinalistë me në krye komandantin Hysni Lepenica, ranë heroikisht në luftë me pushtuesit italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre komunistë-është shprehur zoti Cika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here