VIDEO/Përmirësohet infrastruktura rrugore karakteristike në qytet

0
165

Një tjetër aks i gurtë mjaft i frekuentuar nga turistët e huaj, ka pësuar ndryshim shumë të madh.

Bëhet fjalë për rrugën Hito Lekdushi në lagjen Dunavat në qytetin e Gjirokastrës. Rindërtimi i saj, ishte një dosmosdoshmëri në kushtet e frekuencës së lartë të turistëve vendas apo të huaj.

Ky investim, i vjen në ndihmë edhe komunitetit të kësaj lagjeje ku përherë ka kërkuar rehabilitimin në formën karakteristike me gurë të bardhë dhe të zinj, sipas traditës së vjetër gjirokastrite. Turistët e huaj sidomos, kanë kërkuar ndërhyrje në këtë rrugë e cila të con për në kulmin e Dunavatit, aty ku gjendet edhe një monument i vyer kulturor, ura e Ali Pashës.

Rruga ka edhe ndricim cka u vjen në ndihmë banorëve të kësaj zone karakteristike të qytetit gjatë orëve të mbrëmjes.

Për kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, vëmendja e institucionit që ajo drejton, është përqëndruar pikërisht në rrugët që frekuentohen ndjeshëm nga vizitorët në qytetin e gurtë, dhe janë disa të tilla në lagjet Dunavat e Palorto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here