VIDEO/Prefekti Aliaj vë alarmin, institucionet arsimore në Qarkun e Gjirokastrës në kolaps

Në nisje të procesit mësimor në Qarkun e Gjirokastrës disa shkolla nuk janë gati të presin nxënësit për nisjen e mësimit në kushte normale. Në Gjirokastër edhe për këtë vit ajo që nuk paraqitet në kushtet e duhura për të nisur një vit të ri shkollor është shkolla “Sëbashku” ose sic njihet ndryshe shkolla qe frekuentohet nga komuniteti rom.

Në mbledhjen e organizuar nga prefekti Astrit Aliaj kjo shkollë nga kontrolli i ushtruar është konstatuar në pamundësi për zhvillimin e procesit mësimor, duke detyruar autoritet t’i vënë drynin. Nga ana tjetër në këtë bashki nevojë për ndërhyrje kanë edhe rreth 20 shkolla përfshi edhe zonat rurale, duke cilësuar të nevojshme ndërhyrjen për riparime të demeve. Libohova edhe Dropulli janë bashkitë që kishin gjëndjen e shkollave më të mire, ndërsa Këlcyra është cilësuar me numrin më të madh të shkollave në kushte skandaloze.

E njejta situatë vihet re edhe në Memaliaj e Tepelenë. Sipas prefektit të Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj nga kontrolli i ushtruar nga ky institucion në shkollat e qarkut janë evidentuar problematika të tilla si mungesë lyerjesh të ambjenteve, problematikë në sistemin hidraulik dhe elektrik. Më tej zoti Aliaj u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të qeverisjeve vendore dhe drejtuesve të shkollave, të marrin masat e nevojshme përpara nisjes së procesit mësimor 2019-2020. 

Nxënësit në të gjithë vendit pritet t’i drejtohen institucioneve mësimore në datën 16 shtator.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment