VIDEO/Premtimet e Laert Durajt i mori era, ndërsa rruga e Luftinjës drejt amortizimit final

0
141

Kjo është rruga e planifikuar nga qeveria Berisha 2, për të lidhur jugun e vendit me Tiranën duke shmangur rrugën egzistuese që kalon nga Fieri. Një projekt që mbeti vetëm në kujtesën e komunitetit të zonës verilindore të Tepelenës, ku shtrihen njësitë administrative të Luftinjës dhe të Buzit.

Rruga është krejtësisht jashtë përdorimit ndonëse në të qarkullojnë përditë me dhjetëra e dhjetëra mjete. Ky aks me gjatësi gati 20 km që nga qyteti i Memaliajt e deri në kufi me Beratin, nuk është vënë dorë qysh prej vitit 2011 kur u ndërmor investimi i fundit. Janë mbi 3000 banorë që jetojnë në këtë hapësirë që kanë të vetmin komunikim fizik me botën tjetër, këtë rrugë tejet të amortizuar.

Premtimet elektorale të ish kandidatit për deputet të PS Laert Duraj në zgjedhjet e vitit të kaluar, i ka marrë era dhe rezultuan demogagji ashtu si dhe pallavrat e tjera elektorale. Mirëpo banorët e Luftinjës dhe Buzit nuk i besojnë më premtimeve elektorale, por kërkojnë rrugë që të zgjidhin hallet e tyre qoftë edhe për të shpëtuar nga vdekja. Asnjë autoambulancë nuk ka shanc të vijë në fshatrat e këtyre njësive administrative sepse ngelet rrugës.

Rastet emergjente shëndetësore, përcillen me makinat e rastit kundrejt cmimeve të kripura. Të gjendur përballë këtyre kushteve banorët apelojnë në rikthimin e vëmendjes të qeverisë për të vënë dorë tek rruga që për ta është gjithcka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here