VIDEO/PS thyen kokën në Këshillin Bashkiak, humbet sekretarin dhe përfaqësuesit në Këshillin e Qarkut

0
145

PS humbet edhe sekretarin në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës madje edhe anëtarët në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës. Shumica e re në organin legjislativ vendor në Gjirokastër, ka diktuar zhvillime që kanë corjentuar komplet PS dhe të majtën në tërësi, në Gjirokastër si bashki qendër qarku.

Me shumicë votash këshilltarët e PD dhe LSI, kanë shkarkuar nga posti i sekretarit të Këshillit Bashkiak, Semi Golemin përfaqësues i PS. Kanë qenë 16 vota pro nga 31 këshilltarë që ka ky këshill, që ka legjitimuar shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak dhe po me kaq vota, është zgjedhur sekretari i ri që vjen nga radhët e PD Spartak Drasa.

Demokratët dhe anëtarët e LSI në këtë këshill nuk janë mjaftuar me kaq, por kanë ndërmarrë edhe një tjetër hap surprizues në këshill, duke shkarkuar nga përfaqësimi në Këshillin e Qarkut, anëtarët e propozuar nga PS Armand Hilaj i cili është dhe kryetar i Këshillit të Qarkut, si dhe Shkëlqim Guce.

Të dy këta janë zëvendësuar nga Dashnor Aliko dhe Beqir Gjika që vijnë nga radhët e PD. Nervozizmi ka qenë në kulm tek këshilltarët e PS të cilët mesa duket nuk u hyrën në punë edhe mercenarët e larguar nga LSI tre muaj më parë pasi tashmë janë dhe do të ngelen pakicë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës të paktën deri edhe një vit kohë kur korrenspondon me zhvillimin e zgjedhjeve të reja vendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here