VIDEO/ Pse sot çdo qytetar duhet të jetë në shesh

0
149

Sot për shqiptarët është një ditë e rëndësishme. Është dita e shembjes së një neodiktature të instaluar në Shqipëri, e cila ka inkriminuar në 6 vite çdo qelizë të shoqërisë.

Ky është mesazhi i spotit më të fundit q ëu bën thirrje shqiptarëve që të gjithë sot të bëhen bashkë në protestën më të madhe të opozitës më qëllim për të rrëzuar qeverinë e kriminalizuar të Edi Ramës.
Sot në orën 18.00 në udhëheqjen e kryetarit të Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, për ti dhënë fund njëherë e mirë pushtetit të lidhur me një dorë oligarkësh, ku shembja dhe rrëzimi i qeverisë së krimit do ti prijë fillimit të një erë të re ndryshimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Protestë ku janë të ftuar për të qenë pjesëmarrës banorë që u janë shembur shtëpitë nga kjo qeveri, fermerë që detyrohen të hedhin produktet në lumë pasi nuk u shiten nga monopoli i qeverisë me oligarkët, studentët që mashtrohen dita-ditës nga Ligji i Arsimit të Lartë i krijuar nga kjo qeveri për ti grabitur. por edhe shumë qytetarë të këtij vendi të lodhur nga arroganca dhe diskriminimi që ka mbjellë qeveria Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here