VIDEO/QKF dhe Qendra Kulturore Gjirokastër në kulmin e shterpësisë

0
162

Bashkia e Gjirokastrës ose më saktë Sektori i Kulturës apo Qendra Kulturore, pa ide inovative. Sot janë rikthyer projektet e një herë që moti që flenë në dosjet e kalbura të Qendrës Kulturore për t’ua shitur si aktivitet popullit të Gjirokastrës. Aktivitetet me rastin e 18 shtatorit ditës së clirimit të Gjirokastrës, kanë startuar sot me një bicim inagurimi të një ekspozite me libra që evokojnë luftën Nacional-Clirimtare.

Prezent në këtë inagurim të kësaj gjysmë-ekspozite, ka qenë nënkryetarja e Bashkisë dhe komplet punonjësit e Qendrës Kulturore të Fëmijëve një institucion që nuk prodhon dije vecse mediokritet, si dhe Qendrës Kulturore ku gëlon nga letargjia shumëvjecare.

Të pafajshëm në të gjithë këtë zhurmë që pati për produkt drejtues të QKF apo dhe Qendrës Kulturore, ishin padyshim punonjëset e Bibliotekës së qytetit të vetmet që janë më të predispozuarat dhe më ta sinqerta në të gjithë ecurinë e aktiviteteve. Sinkron drejtoresha e Bibliotekës.

Kryetarit të Bashkisë Flamur Golemi, nuk duhet të qëdrojë indiferent karshi këtyre aktiviteteve që organizohen nën emrin e tij. Sot njerëzit kanë kujtesë dhe nuk ua hedh dot me një pacaure që kërkon të njollosë apo dhe nëncmojë një datë të shënuar sic është 18 shtatori.

Klishetë nuk kanë vend ndaj zotit Golemi i del përparësi të ndërmarrë një reformë tek këto dy institucione ku gjeneron mediokriteti, shterpësia dhe mungesa e ideve inovative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here