VIDEO/Rehabilitim pas tre dekadash, shtrohet rruga në Dunavat për tek ura e Ali Pashës

Mbetjet e ujësjellësit të famshëm të Kalasë së Gjirokastrës, i cili nëpërmjet urave të gurta sillte ujin nga mali i Sopotit për të furnizuar kështjellën, tërheqin kërshërinë e vizitorëve të ndryshëm që mbërrijnë këto ditë në qytet. Nga ujësjellësi i dikurshëm i ndërtuar i gjithë me ura dhe harqet të gurta, ka ngelur një urë e gurtë në pjesën e sipërme të lagjes Dunavat, si dhe disa fragmenete muresh dhe harqesh në zona të ndryshme të pjesës veriore të kalasë.

Por rrugëtimi i turistëve për te mbërritur në këtë destinacion të vecantë turistik, ishte sfidë dhe njëherazi rraskapitëse për shkak të amortizimit total të rruges.

Për kryebashkiaken e Gjirokastrës Zamira Rami, në fund të katër muajve, do të përfundojë rikonstruksioni i gjithë segmentit pasi interesi dhe kërkesat jo vetëm nga banorët por edhe turistët, ka qenë i lartë për të vizituar monumentin e vecantë ndërtuar në 1812-1813.
Banorët e lagjes Dunavat, kanë pritur tre dekada mos më shumë, që të investohej në këtë segment.

Ujësjellësi i gurtë i Kalasë së Gjirokastrës, përbën një ndër ndërtimet më të veçanta për kohën e vet. Ai ështe i gjatë 12 km dhe nëpërmjet një arkitekture të veçantë me ura dhe harqe, sillte ujë nga mali i Sopotit për të furnizuar kështjellën e Gjirokastrës. Me kthimin në identitet të rrugës i cili përfshin edhe ndricimin public, synohet promovimi i një tjetër aseti turistik për Gjirokastrën.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment