VIDEO/Rilindja në Gjirokastër aksion propagandistik, nxjerr pensionisten me teser duke i dhuruar pensionin mujor familjeve të prekura nga tërmeti

Rilindja ne Gjirokaster, po hedh ne treg edhe armaten e pensionisteve per te ofruar show e radhes ne keto dite tragjike qe ka kapur Shqiperine.

Nje prej pensionisteve qe e shikon ne cdo miting te Rilindjes, e shikon ne cdo event ku shkon Cuculi dhe Kumbarxhia, e shikon tok me Golemin teksa perqafohen, e shikon ne varrezat e deshmoreve si pasardhese e tyre, e shikon si pritese e “personaliteteve” te PS ne raste perkujtimesh cdo 5 maj, 18 Shtator apo dhe 29 Nentor, e shikon ne balle te mitingjeve te Rilindjes ne Dunavat, Manalat, Cfake, Granice, Picar, Golem, Fushebardhe etj.

Pra Xhevahire Xhiku ka qene sot “kryelajmi” per mediat ne Gjirokaster te cilat e kane marre per konsum dhe transmetim pa ndonje skanim dhe pa shtruar disa pyetje PERSE ??

Zonja Xhevahire sipas saj se askush nuk e pa, terhoqi shumen prej 15 mije lekesh dhe direkt shkoi tek nje banke e nivelit te dyte per t’ia dhuruar fondit te ndihmave nga familjet e prekura prej termetit.

E gjithe kjo skene, ishte “spontane” ne dukje nen nje regji mediokre te orkestruar nga zyrat e Bashkise se Gjirokastres pasi aty per aty “mbine” mediat prane qeverise per te zbuluar lajmin e madh.

Nese zonja Xhevahire do te kishte zgjedhur heshtjen, impakti do te ishte akoma dhe me shume pozitiv por ne kete rast, duket se nuk eshte nje veprim i saj por nje mendesi arkaike dhe shume e lexuar qe ne krye te veprimit. Ndihma qe jepet qofte kjo dhe monetare, nuk mundet te ekspozohet, ashtu sikurse nuk duam te besojme se leket e Xhevahires per familjet e prekura nga termeti, nuk kane qene te pensionit te saj, por te nje deputeti, deputeteje me korrenspodence, apo dhe ndonje zyrtari te larte vendor.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment