VIDEO/Rizgjohet Cullo, banorët e Gërhotit në panik, përmbytet unaza e qytetit

0
149

Shirat e shumta të rëna në 24 orët e fundit, kanë rizgjuar aktivitetin e përroit të Cullos në pjesën veriperëndimore të Gjirokastrës.

Dalja nga shtrati e përroit vetëm në 24 orë rreshje intensive, ka shkaktuar përmbytjen e një pjese të unazës së qytetit duke bllokuar trafikun e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Banorët e lagjes Gërhot, kanë dhënë alarmin përmes Jugunews.net pasi u rrezikohen banesat e tyre nga rrjedhja e pakontrolluar e ujërave të këtij përroi. Inertet si pasojë e vërshimit të ujërave të Cullos, kanë përparuar akoma më shumë në drejtimin lindor të rrugës madje presioni i ujit ka qenë aq i lartë, saqë dëmtoi edhe kanalin nëntokësor që rjedh drejt e në lumin Drino.

Dëmet e shkaktuara sot, janë në vazhdën e atyre të fillimit të këtij muaji ku kodra zhavorrishte përbri unazës, rrëshkiti duke zënë tërësisht rrugën dhe bllokuar për disa ditë qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Në vendngjarje, pas disa minutave, ka ardhur një skrep nga Bashkia e Gjirokastrës ku po ndërhynte në largimin e inerteve në kufirin që ndan rrugën me zhavorrishten e madhe. Vetë banorët ndihen të kërcënuar nga gjendja e krijuar dhe aq më shumë nga rizgjimi i Cullos fuqia e të cilit njihet këtu e 100 vite të kaluara ku dhe shkaktoi përmbytje të qytetit.

Gjeologët spegojnë se terreni përbri përroit të Cullos, ka humbur fortësinë dhe bazamenti ka lëvizur. Kjo do të thotë se banesat në lagjen Gërhot, do të jenë të rrezikuara gjithmonë në mote me shi të rrëmbyeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here