VIDEO/ Roland Bejko: Mes Partisë dhe Teatrit nëse do të duhet, zgjedh teatrin !

0
168

Kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka ngritur peshë entuziazmin në tubimin e një dite më parë në mbrojtje të Teatrit. Zoti Bejko qysh në fillim i befasoi pjesmarrësit duke thënë se mikrofoni që mbante në dorë kishte një peshë të rëndë në raport me tubimet e tjera politike që ka qenë pjesmarrës në 27 vite të karrierës së tij politike, pasi bëhej fjalë për një tubim që ka në qendër, mbrojtjen e vlerave të kulturës dhe artit, memories së një kombi.

Duke u ndalur tek ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, zoti Bejko u shpreh se ajo e humbi shansin të hynte për mirë në histori dhe këtej e tutje, do të mbahet mend për keq pasi firmosi një akt të paligjshëm në atë të rrënimit të Teatrit.

Kryedemokrati gjirokastrit, ka paralelizuar lëvizjen e sotme në mbrojtje të Teatrit, me atë të 27 viteve të shkuara ku të gjithë u mblodhën në shesh kundër diktaturës.

Nga të gjitha ngjyrat apo krahët politikë u mblodhën në atë periudhë për clirimin nga diktatura dhe paralelizmi është i ngjashëm me atë cfarë ndodh sot në Teatër.

Tubimi në mbrojtje të Teatrit është ballafaqimi i vërtetë mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, krimit dhe ndershmërisë, ligjshmërisë dhe paligjshmërisë ndaj dhe këtë e kemi ne në dorë dhe ju-i’u drejtuar Bejko pjesmarrësve duke vijuar se manifestimi i dy ditëve më parë ishte fantastik pasi ka ndërgjegje dhe lëvizje intelektuale dhe qytetare të lirë.

Rezistenca inteletktuale është ajo që tremb më shumë se kurrë kryeministrin i cili se ka për gjë të diktojë sesi të ecim, si të vishemi, ku të shkojmë. Ndaj jemi këtu për të mbrojtur identitetin kulturor, memorien e këtij vendi dhe historinë e tij-u shpreh Bejko duke përsëritur edhe një herë se mes Partisë dhe Teatrit, do të zgjidhte këtë të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here