VIDEO/Rrëfehet gruaja nga Lazarati që pa vdekjen me sy në aksidentin e djeshëm në Jorgucat

0
195

Një prej grave që i shpëtoi vdekjes nga aksidenti i djeshëm në Jorgucat, rrëfen ngjarjen e djeshme e cila ishte një horror i vërtetë.

Parashqevi Gjini, gruaja nga fshati Lazarat, ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe po trajtohet intensivisht nga stafi mjekësor dhe nga mjeku kirurg Roland Karalli. Ky i fundit ka vlerësuar gjendjen e gruas së lënduar e cila prej ditës së djeshme qëndron jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa vetë e lënduara për Jugunews.net sqaron ngjarjen aq sa ajo mban mend pasi goditja ka qenë shokuese për të aq sa është sjellë në spital në gjendje të pavetdijshme.

Nga aksidenti i djeshëm ngelën të pajeta dy gra nga Lazarati të cilat i përplasi automjeti tip Nissan drejtuar nga Leonidha Klemo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here