VIDEO/Rrëfen tmerrin e maskave, gruaja e kambistit që u sulmua dje në Memaliaj

0
155

Një ditë pas sulmit të tregtarit Mustafa Mustafai në qytetin e Memaliajt ku ngeli i lënduar në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, spegon ngjarjen e shoqja e tij e vetmja dëshmitare në momentin e grabitjes.

Thëllënxa Mustafai 67 vjecare, për Jugunews.net, ka rrëfyer ngjarjen që në pikën fillestare të saj e deri sa grabitësit me maska u larguan duke rrëmbyer portofolin me të holla. Maskat kanë zbritur nga një autoveturë e bardhë dhe kanë ardhur me nxitim në drejtim të dyqanit pronë e Mustafa dhe Thëllënxa Mustafait në qytetin e Memaliajt. Më pas dy të rinjtë të maskuar, kanë kërkuar të hollat dhe nën kërcënimin e pistoletës.

Më pas kanë sulmuar fizikisht pa mëdyshje të dy të moshuarit. Mustafa Mustafain e kanë qëlluar fillimisht pas veshit duke i shkaktuar gjakderdhje e më pas me shkelma kanë goditur edhe Thëllënxën. Policia deri tani nuk ka arrestuar askënd vecse ka shoqëruar në komisariat disa të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here