VIDEO/Sapo ka ndodhur, 30 krerë bagëti shtypen në aksin Gjirokastër-Kakavije

0
130

Sapo ka ndodhur një aksident automobilistik në aksin rrugor kombetar Gjirokastër-Kakavije. Ngjarja është shënuar pranë fshatit Vanistër ku një automjet tip NISSAN, ka shtypur 30 krerë bagëti të imta të cilat ishin duke kaluar nga njëri krahë i rruges në tjetrin.

Bariu që ruante të imtat ka informuar menjëherë policinë e cila është gjendur në vendngjarje me urgjencë. Sipas rrëfimit të vetë bariut, shoferi i NISSAN-it emri i të cilit nuk bëhet i ditur ende nga policia vendore, ka qenë me shpejtësi skëterre gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor.

Fati ka qenë me bariun i cili në momentin e fundit është shmangur duke i shpëtuar kësisoj vdekjes së sigurtë pasi mjeti palosi bagëtitë e mjera.

Menjëherë shoferi i mjetit është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here