VIDEO/Sekondat e para të 2020 në Gjirokastër

0
166

Zbrazeti, varferi, nate e zymte pa asnje levizje.

Ka qene kjo panorama ne sekondat e para te 2020 ne qytetin e Gjirokastres. Njerezit neper rruge kane dale aty rreth ores 00:30 minuta per t’iu bashkuar festes neper baret e prenotuara enkas ne naten e nderrimit te viteve. Fishekzjarret kane qene me pikatore dhe te vetmet qe kane ndricuar qiellin e zymte te qytetit, kane qene ato te hedhura nga keshtjella prej Bashkise se Gjirokastres, ndersa tek-tuk ndonje fishekzjarri ne distance qe i perngjante me shume nje xixellonje. 

Tradita ka qene e tille qe kryetari i Bashkise se Gjirokastres hap shampanjen simbolikisht nen ritmet e muzikes apo orkestres frymore. Por mesa duket kryebashkiaku i ri i Gjirokastres Flamur Golemi, nuk ka dashur te vazhdoje kete stafete te iniciuar ne fillimvitet 2000. 

Gjirokastra ka humbur sharmin e saj ne kete fillimvit. Njerezit jane me te varfer se nje vit me pare. Kjo u pasqyrua edhe ne uljen e ndjeshme te konsumit tek shitoret e qytetit ne diten e fundit te vitit qe lame pas. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here