VIDEO/Shembet masivi tek Uji i Ftohtë, rrezikon rrëshqitja e të gjithë kodrës mbi rrugë

0
162

Një masiv dheu ka bllokuar njërën korsi të rrugës nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Ujit të Ftohtë.

Shkak për rrëshqitjen e masivit të dheut kanë qenë shirat e rënë ditëve të fundit, të cilët kanë bymuar dheun në atë zonë e për pasojë kanë shkaktuar edhe rrëshqitjen. Tashmë rrezikohet që të shembet e gjithë kodra.

Automjetet kalojnë vetëm me një korsi, ndërsa në vend kanë shkuar punonjës të mirëmbajtjes së rrugëve ku po inspektohet  problematika e krijuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here