VIDEO/Shkarkimi i Karalli dhe zgjedhja e Mimoza Comos në krye të Këshillit Bashkiak

0
141

Këshilltarët e PD dhe të LSI në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nën drejtimin e këshilltarit më të vjetër mes këshilltarëve Thoma Andrera nga LSI, në kushtet kur këshilltarët e PS u larguan, kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit Roland Karalli dhe nënkryetarëve Ardian Hyskaj dhe Merita Isaraj. Me 16 vota pro dhe pa prezencën e këshilltarëve të PS, është legjitimuar shkarkimi i tyre dhe më pas është operuar me propozimet për kryetarin dhe dy nënkryetarët e rinj të Këshillit Bashkiak.

Kreu i këshilltarëve të PD Roland Bejko, ka propozuar Mimoza Comon për kryetare të Këshillit Bashkiak, cka u votua unanimisht me 16 vota. Ndërkohë që grupi i këshilltarëve të LSI propozoi Mirela Mamanin për nënkryetare të Këshillit Bashkiak.

Ndërsa nënkryetari i dytë u zgjodh Gramoz Braho kreu i PEISH pjesë e grupit të këshilltarëve të PD.

Me 16 vota unanime, Como, Mamani e Braho, zurën vendet e lëna nga ish drejtuesit socialistë dhe ndërkohë mbledhja vijoi me temat e rendit të ditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here