VIDEO/Shtyhet miratimi i buxhetit të Bashkisë së Gjirokastrës për vitin 2019

0
152

Pas shumë orë diskutimesh dhe debatesh mes këshilltarëve socialistë, demokratë dhe ata të LSI, është arritur kompromisi për mos miratimin e buxhetit në mbledhjen e sotme maratonë të legjislativit vendor duke e shtyrë pas tre ditësh.

Kjo pas bërjes transparencë të shpenzimeve dhe grafikut financiar të kuotës 25% që ka Bashkia si aksionere në SportKlub Luftëtari.

Bashkë me të edhe rishikimi i projektinvestimit për rehabilitimin e rrugës së fshatit Palokastër pas dëmtimit të saj.

Këshilltarët e PD kanë qenë agresiv në mosmiratimin e buxhetit në mbledhjen e sotme pasi 54% e tij, është planifikuar për pagat e punonjësve të administratës së Bashkisë dhe agjencive që varen prej saj. Kjo për këshilltarët demokratë Ilir Gushi, Roland Bejko, Beqir Gjika dhe kryedemokratin e Gjirokastrës Dasho Aliko është e papranueshme pasi nuk gjenden shembuj të tillë që më shumë se gjysma e buxhetit të shkojë për paga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here