VIDEO/Skandal në Tepelenë, nxënësit e fillores u privohet mësimi për simpoziumin e Ali Pashait

Nxënësit e sistemit 9 vjecar në Tepelenë, u është privuar procesi mësimor gjatë ditës së sotme me një urdhër që ende nuk dihet se nga kush.

Arsyeja ishte popullimi i aktiviteteve që organizon Bashkia e Tepelenës në javën e Ali Pashait. Nga planet që servir Jugunews.net duket qartë prezenca në simpoziumin shkencor të fëmijëve të klasave fillore packa se këta të fundit nuk ja kanë haberin fare se cfarë është një simpozium, apo cfarë ka bërë Aliu në rininë e tij të hershme.

Kjo situatë krejtësisht komike e cila karakterizoi aktivitetet e sotme në Tepelenën e Ali Pashait dhe të Tërmet Pecit, nuk ka qëndruar larg vëmendjes së mediave të pavarura që kanë qenë në simpozium.

Fax News dhe Jugunews.net kanë qenë mediat e vetme që guxuan të denonconin këtë skandal të përdorimit të fëmijëve dhe nxënësve në aktivitete që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me procesin mësimor.

Nga Zyra Arsimore në Tepelenë, nuk është dhënë asnjë urdhër i tillë, cka rëndon më shumë pozitën e Tërmetit të Bashkisë që të ketë ndërhyrë me fuqinë e pakufishme që i ka dhënë “komandanti” për të populluar aktivitetet me fëmijë në kushtet e indiferencës nga popullata vendase.

Për këtë skandal, më herët ka denoncuar edhe deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment