VIDEO/Skandali seksual me të miturën, reagon kreu i ZA Tepelenë

0
176

Drejtori i Zyrës Arsimore në Tepelenë, Shkëlqim Imeraj, ka reaguar pas skandalit seksual të publikuar në Jugunews.net ku mësuesi Myzo Dida, abuzonte me një nxënëse të mitur.

Imeraj e cilësoi këtë një rast shokues, ndërsa theksoi se nëse mësuesi shpallet fajtor, do të përjashtohet nga sistemi arsimor.

Është shokues-u shpreh Imeraj dhe mësuesi është ndaluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Informacione të tilla ne nuk kemi pasur, ndodhi krejt papritur. Nga ana e shkollës u mor masa e pezullimit të mësuesit.

Ky ka qenë një mësues me një dosje të pasur. Në zonën e vet ku punon ka dhe një përgjegjësi më shumë të ushtrimit të profesionit. Kohët e fundit kam qenë dhe vetë, kanë qenë të gjithë prezentë nxënës e prindër dhe nuk pata asnjë lloj sinjali qoftë nga mësuesit apo nga nxënësit.

Në një moment që ai do të shpallet fajtor në një vendim të formës së prerë, ne kemi organizatë për ta përjashtuar atë nga sistemi-u shpreh kreu i Zyrës Arsimore në Tepelenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here