VIDEO/Skanimi i autobuzëve krijon radhë në Kakavije

Kakavija ka pasur radhë të konsiderueshme mesditën e sotme. Radhët janë përqëndruar në dalje të territorit shqiptar ku janë rregjistruar me dhjetëra automjete në pritje me se shumti autobuze për të kaluar drejt shtetit fqinj.
Nga ana e Policisë Kufitare që menaxhonte lëvizjen në këtë nyje, ishin marrë të gjitha masat e nevojshme për mos krijimin e konfuzionit tek udhëtarët, por gjithcka është normalizuar në orët e mesditës. Mësohet se radhët janë krijuar nga detyrimi për të kaluar në skaner, të autobuzëve të udhëtarëve të kompanive të ndryshme që operojnë me linjat me Greqinë.
Skanimi i autobuzëve në dalje të territorit shqiptar, shikohet si një veprim i paprecedentë pasi operohet vetëm në hyrje të territorit shqiptar e jo anasjelltas. Megjithatë anomalitë në këtë nyje kufitare, kanë marrë fund në orën 11:00 ku gjithcka është normalizuar por nga ana tjetër udhëtarët janë mërzitur me radhët e krijuara me këtë rast.
Në Kakavije, parashikohet të ketë fluks në ditët e gushtit ku parashikohen lëvizje të të emigrantëve që kthehen në atdhe për pudhimet e verës.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment