VIDEO/Sulmi ndaj portalit të Kumbaros, ja përse prefekti Aliaj nuk është i sinqertë

0
193

“Rilindja” bëhet “përshesh” në Gjirokastër, prefekti sulmon portalin e Kumbaros.

Një ditë më parë, prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, ka sulmuar ashpër një portal periferik që ka ndjekës punonjësit e administratës dhe tek-tuk dhe ndonjë votues të Rilindjes.

Ky portal sipas prefektit Aliaj, po sulmon intensivisht punën e Institucionit të Prefektit apo aq më tepër edhe atë të Task-Forcës së ngritur tre ditë më parë që ka për qëllim, parandalimin dhe luftën kundër fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

Zoti Aliaj, ka kërkuar nga organi i akuzës, zbulimin e administruesve të këtij portali, duke shkuar deri tek financuesit e tij.

Pa dashur të hyjmë dhe komentojmë debatin mes prefektit Aliaj dhe portalit të Kumbaros, orjentimi i prefektit Aliaj se kush e mban dhe financon këtë portal, është në dukje i pazbuluar, por në të vërtetë zoti Aliaj e di shumë mirë se kush e financon këtë portal.

Prefekti Aliaj nuk është i sinqertë në “akuzat” e tij karshi këtij portali.

Prefekti Aliaj e di shumë mirë se kush është pagatori apo pagatorët e këtij portali.

Prefekti Aliaj e di shumë mirë se për kë bëhet fjalë me emër e mbiemër.

Prefekti Aliaj e di shumë mirë se portali që sulmon, është tam-tami i ndryshkur i Kumbaros dhe Luiza Mandit kryebashkiake e Libohovës apo kujt i shërbente në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Prefekti Aliaj e di shumë mirë se cilët janë 3 drejtorët e “Rilindjes” që paguajnë nga 1 mijë euro cdo muaj për mbajtjen e këtij portali me paret publike.

Prefekti Astrit Aliaj po të jetë i sinqertë, zbulon edhe emra të tjerë se kush qëndron pas këtij portali, që atij i paska “prishur” gjumin.

Nëse prefekti Aliaj do të dalë në konferencë shtypi dhe të rendisë emrat e pagatorëve të këtij portali apo dhe emrat e atyre që e mbajnë gjallë, atëherë ai vërteton (sipas tij) atë cfarë tha një ditë më parë, që ky portal, po bën të njëjtën punë si trafikuesit apo kultivuesit e lëndëve narkotike.

Për orjentim, prefekti Aliaj, mund të shikojë linjën editoriale të këtij portali kujt i bën qoka, kë ledhaton apo cfarë orjentime merr për “sulme” dhe aty do kthjellohet më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here