VIDEO/Takimi farsë në Kolonjë i Ballukut dhe Klosit, banorët nuk besojnë anulimin e HEC

0
146

Një ditë më parë dy ministrat e kabinetit Rama 2 Belinda Balluku e Blendi Klosi, erdhën si fitimtarë në Kolonjë për t’iu treguar banorëve të këtij fshati se qeveria kishte anuluar ndërtimin e HEC të Kolonjës pas sensibilizimit të tyre.

Mirëpo në takimin e përgatitur nga krerët e PS në Gjirokastër dhe deputetët e Rilindjes në fshatin Kolonjë, ata pak banorë që ishin mbledhur për të dëgjuar përrallat e Ballukut dhe Klosit, kanë shprehur skepticizëm për këtë vendim.

Iniciatori i protestave anti-HEC Pajtim Graci, ka shprehur skepticizëm ndërsa kërkoi konkretizimin në terren të anulimit të HEC. Ndërkohë që banori tjetër kërkoi penalizim për firmosësit e lejes së ndërtimit të HEC në fshat ku mes tyre egzistojnë tetë banorë që në emër të komunitetit kolonjar, abuzivisht kishin hedhur firmat për ndërtimin e veprës që do të rrënonte të gjithë krahinën nga burimet ujore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here