VIDEO/Transformimi i qendrave shëndetësore në Gjirokastër

0
164

Qendrat shëndetësore në Gjirokastër, po pësojnë ndryshime rrënjësore.

Janë gjithsej tetë të tilla në Qarkun e Gjirokastrës ku po ndërhyhet për rehabilitimin total të tyre me fonde nga buxheti i shtetit. Gjashtë prej tyre ndodhen në rrethin e Gjirokastrës dhe konkretisht janë qendrat shëndetësore në zonën e Cepos dhe Lunxhërisë, si dhe qendrat shëndetësore në lagjet 18 Shtatori, 11 Janari, Palorto e Dunavat.

Ndërkohë që jashtë vëmendjes nuk kanë ngelur as qendrat shëndetësore që ndodhen në thellësi të qarkut si ajo e Petranit në Përmet dhe ajo e Krahësit në Tepelenë.

Jugunews.net sjell në vëmendje shndërrimin që kanë pësuar qendrat shëndetësore përmes pamjeve. Për Jugunews.net kreu i DRSH Gjirokastër Shpëtim Novi shprehet se ndërhyrja në këto qendra, ka qenë e domosdoshme pasi kishin kohë që ndodheshin në gjendje të rënduar si pasojë e amortizimit total të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here