VIDEO/Tritan Shehu: Po lëvizi Gjirokastra, ka lëvizur gjithë Shqipëria

0
135

Deputeti i PD për Gjirokastrën Tritan Shehu, ka përshëndetur demokratët me rastin e 27 vjetorit të themelimit të degës së PD.

Zoti Shehu, mes falenderimeve për kontributin që kanë dhënë demokratët në zgjedhjet e kaluara politike, i ka vlerësuar ata për përkushtimin e treguar pavarësisht mospërmbushjes së objektivit final.

Unë do të jem me ju në cdo moment dhe ashtu të gjithë së bashku, mund të ndryshojmë vendin dhe jo vetëm Gjirokastrën-është shprehur deputeti demokrat.

Sipas zotit Shehu, Gjirokastra është simbol i madh vlerash, aspiratash, atdhedashurie dhe guximi dhe po lëvizi Gjirokastra, ka lëvizur gjithë Shqipëria.

Pavarësisht se në Gjirokastër nuk morëm rezultatin e pritshëm, duhet të jemi krenarë se mbrojtëm vlerat, idealet dhe nuk u shitëm dhe as nuk blemë me kanabis madje as nuk terrorizuam njerëzit për votën-është shprehur deputeti Tritan Shehu.

Në fund, zoti Shehu ka ftuar demokratët e Gjirokastrës, t’i bashkohen tubimit madhështor të 27 janarit në kryeqytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here