VIDEO/TRONDITESE Nxënësja 11 vjecare ngacmohet seksualisht nga mësuesi 63 vjecar, emrat

0
164

Shpërthen skandali seksual në një fshat të rrethit Tepelenë. Një mësues i kaluar në moshë në prag pensioni, ka abuzuar seksualisht me nxënësen e tij minorene banore në fshatin Luftinjë 1 pjesë e Bashkisë së Memaliajt.

Mësuesi 63 vjecar mësohet se është Myzo Dida ku pas denoncimit të bërë nga familjarët e minorenes së dhunuar seksualisht, mësohet se është arrestuar. Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, këtë ngjarje e ka mbajtur tërësisht të fshehtë cka ka bërë që Jugunews.net të hulumtojë dhe të nxjerrë në dritë gjithë ngjarjen e ndodhur të rrëfyer nga prindërit e vajzës 11 vjecare të abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj.

Në deklarimin përpara kameras së Jugunews.net dy prindërit e vajzës 11 vjecare të dhunuar seksualisht A.M, rrëfejnë momentet kur mësuan abuzimin që kishte kryer ndaj vajzës së tyre, mësuesi 63 vjecar me të cilin janë bashkëfshatar.

I ati i vajzës 11 vjecare Besnik Mucodemi, ka ngelur i shokuar kur ka mësuar përmes gruas së tij, ngacmimet seksuale që i kishte bërë të bijës, mësuesi 63 vjecar. Ai dhe bashkëshortja e tij, ka mësuar gjithcka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar.

Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi Myzo Dida, ndaj vajzës së tyre A.M 11 vjece nxënëse e klasës së pestë në shkollën e fshatit Luftinjë 1. Pas kësaj, i ati i vajzës, ka gjykuar që këtë cështje ta ndjekë në rrugë ligjore.

Ndërkaq e ëma e vajzës së ngacmuar seksualisht, e thellon akoma skandalin, duke pranuar se mësuesi i fshatit, ka lënë gjurmë në abuzimet seksuale në dëm të së bijës së saj. Në rrëfimin e saj për Jugunews.net e ëma e 11 vjecares së abuzuar seksualisht, pranon se pas vizitës që është kryer në Repartin Gjinekologjik në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, obstetrja ka thënë se vajza paskësh qenë e prekur.

Mësohet se mësuesi ngacmimet seksuale i ka kryer në ambjentet e shkollës nën presion psikologjik dhe dhunë. Këtë fakt e konfirmon edhe njëri prej nxënësve të klasës së vajzës së dhunuar. Vetë mësuesi Myzo Dida, pretendohet se ka kryer gjithcka në ambjentet e shkollës dhe ndërkohë që këto veprime i ka kryer pas përzënies së fëmijëve nga klasa kur jepte mësim.

Prindërit e vajzës së dhunuar, kanë kërkuar ndëshkimin e abuzuesit të vajzës së tyre ndryshe, këtë cështje do ta zgjidhin me vetëgjyqësi. Vajza 11 vjecare, prej një jave qëndron e mbyllur në një dhomë në banesë dhe nuk preferon të komunikojë me askënd përvecse me të ëmën. Ajo ka pësuar një goditje psikologjike dhe nuk dëshiron më as të ndjekë shkollën. E habitshme ndërkohë ngelet heshtja e Policisë së Gjirokastrës e cila ka dashur t’a fshehë këtë ngjarje dhe motivet nuk dihen se përse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here