VIDEO/Tronditet Gjirokastra, rikthehen shpërthimet me tritol, siguria në qytet ZERO

0
153

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen Granicë e Sipërme. Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një banese tre katëshe të biznesmenit Ndërtim Muxhaj. Burime për Jugunews.net bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka asnjë person të plagosur por vetëm dëme materiale në garazhdin e vilës dhe në pallatet përreth.

Ndërtim Muxhaj është një biznesmen i njohur në Gjirokastër. Ai ka në pronësinë e tij linjën e autobuzeve Gjirokastër-Tirane si dhe një linjë pastrimi kimik në qytet.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here