VIDEO/Ushtria merr përsipër evadimin e baltës tek pallati në Kodrën e Shtufit

0
152

Forcat e ushtrisë kanë mbërritur pasditen e sotme në “Kodrën e Shtufit” për të larguar baltën dhe dherat që kanë pushtuar tre katet e para të pallatit 8-kate. Forcat e Armatosura, kanë nisur aksionin me fadroma dhe mjete të tjera për të larguar të gjithë dherat, ndërkohë që banorët kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ata insistojnë që të futen forcërisht brenda në banesë, por kryebashkiakja ka urdhëruar që asnjë nuk duhet të futet deri në një vendim të dytë.

Prokuroria e Gjirokastrës ka filluar hetimet, ndërsa zona është e rrezikuar, pasi reshjet e shiut pritet që të rikthehen me intensitet dhe rreziku mund të rritet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here