VIDEO/Varrosen në Bularat, eshtrat e ushtarëve grekë të nxjerra nga fusha e Dragotit

0
172

Në fshatin Bularat, është zhvilluar ceremonia e varrosjes së eshtrave të ushtarëve grekë të zhvarrosur gjatë ekspeditës së ndërmarrë në fund të janarit të këtij viti në fushën e fshatit Mezhgoran në Tepelenë.

Kanë qenë 100 skelete të ushtarëve grekë të vedosura brenda kutive metalike të cilat kanë ardhur nga qendra e depozitimit të tyre në fshatin Dragot, përmes automjeteve të kompanive funerale të Gjirokastrës. Fillimisht eshtrat janë vendosur brenda kishës së varrezave të ushtarëve grekë në Bularat ku u zhvillua edhe një ceremoni mortore në nderim të kontributit të tyre.

Më pas sipas protokollit, është vijuar me ceremoninë e varrosjes së eshtrave të ushtarëve grekë në varret murale në të njëjtin vend ku prehen eshtrat e 240 ushtarëve grekë në varrezat e ndërtuara enkas për këtë qëllim në fshatin Bularat.

Ceremonia e varrosjes së eshtarve, ka qenë zyrtare sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse greke ku kanë qenë krerët më të lartë të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe asaj Greke.

Prezente në të gjithë ceremonialin e sotëm, ka qenë ambasadorja e Greqisë Eleni Surani, konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër Vasilios Tolos, atasheu ushtarak në Ambasadën e Greqisë në Tiranë, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes Greke, kryetarë të shoqatave patriotike helene, familjarë të ushtarëve grekë të zhvarrosur. Prezent ka qenë edhe përfaqësues të spektrit politik shqiptar si kreu i PBDNJ Vangjel Dule, ish kandidati i PD për deputet në Gjirokastër Kosta Barka etj.

Zoti Dule kreu i PBDNJ, është shprehur se ceremonia e sotme, është domethënëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here