VIDEO/Vazhdojnë vuajtjet e banorëve të pallatit 8 katësh me baltë

0
160

Të 25 familjet e pallatit 8 katësh në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër, i’u drejtuan Bashkisë Gjirokastër për tu informuar se cili do të jetë fati i banesave të tyre. Fondi prej 85 milion lekësh është akorduar, por Bashkia e Gjirokastrës nuk mund ta tërheqë atë në mungesë të një projekti nga ana e Emergjencave Civile.

Me këmbënguljen e banorëve Bashkia i ka nisur një shkresë Drejtorisë së Emergjencave Civile dhe sërish banorët u duhet të presin ende. Pritja bëhët edhe më absurde kur shirat e para të kësaj vjeshte sapo kanë nisur ku në një mot të tillë, është e palejueshme teknikisht ndërhyrja në terren, cka do të thotë se me shumë gjasa këta banorë do të kalojnë edhe një një dimër tjetër mes lagështirës dhe baltës.

Banorët kanë kërcënuar se do të kryejnë ndërhyrje vetë në pallat por i tremben një katostrofe të mundshme e si rjedhojë, e vetmja zgjidhje sipas tyre mbetet greva e urisë. Në shkurt të këtij, 25 familjet e këtij pallati u gjëtën të papërgatitur nga zemërimi i motit dhe u përballën me masiv dheu që zbarkoi në shtëpitë e tyre.

Prej asaj kohe kanë kaluar 8 muaj dhe këta banorë janë detyruar të strehohen në shtëpi më qera si e vetmja zgjidhje pasi gjatë këtyrë muajve askush nuk u kujtua për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here