VIDEO/Vdekja e fëmijës 10-vjeçar, flet i ati: Dha shpirt teksa e cova në krahë

0
156

Për vdekjen e fëmijës 10-vjeçar në spitalin e Tepelenës, i ati i tij Sokol Ilijazi tregon se prej një viti e gjysmë djali trajtohej me ilaçe, dhe se i kishte kryer disa kontrolle.

Sipas tij djali dje ishte në gjendje të mirë, madje bënte edhe biseda dhe humor me familjarët. Djalin e kisha me migrenë. E çova në Tiranë, në Gjirokastër, por nuk i tregoi gjë skaneri. I merrja ilaçet çdo dy muaj. Kishte një vit e gjysmë i sëmurë, i bija pas me ilaçe. Kur e çova në spital, ishte në gjendje të mirë me 39 ajo i bëri gjilpërë dhe për momentin ia uli në 36, normal.

Nga ora 4 e natës unë nuk arrita dot në spital që ta çoja. Më ka vdekur në krahë, në shpatullat e mia. Temperatura i nisi dje. Më shumë e sulmonte migrena. Më thanë mjekët ta çoja në Gjirokastër, por nuk e çova sepse u bë më mirë.

Dje bënim qyfyre. I dhashë dhe kos, hëngri bukë. Nusja i dha ilaçet e migrenës. Ishte normal. Sot në 4 të mëngjesit unë nuk munda të shkoja në spital, nuk kishin faj mjekët. Më kërkoi ujë, i thashë je mirë babi. Mirë jam më tha, po sa e çova atje lart këputi kokën-shprehet për Jugunews.net babai i 10-vjeçarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here