VIDEO/Vjehrri i viktimës së Rabijes befason: E njohim autorin e vrasjes

0
153

Vjen dëshmia e parë nga vendngjarja ku ngeli i vrarë Alket Muhaj në fshatin Rabije në Tepelenë.

Vjehrri i viktimës Riza Ardita, shpreh bindjen e tij se vrasja e dhëndërit të tij, nuk ka kurrëfarrë lidhje me raportimin që ai ka bërë për kanabisin në këtë hapësirë të Tepelenës. Madje këtë fakt ai e ka quajtur tërësisht spekulativ.

Në një prononcim ekskluziv për Juguneës.net babai i bashkëshortes së viktimës, shpreh bindjen e tij se konflikti që coi në vrasjen e 43 vjecarit Muhaj, ka qenë për shkak të pronësisë së diskutueshme mes tij dhe komshinjve. Madje ai shkon edhe më tej duke ditur edhe autorin e vrasjes por që ka ngurruar ta shqiptojë emrin e tij.

Në pamje të parë dukej se vjehrri i viktimës, ka qenë i porositur të shqiptojë “arsyet” pasi një ditë më parë ai dha dëshmi në Policinë e Gjirokastrës cka mund të jetë instruktuar për të mos thënë shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here