VIDEO/”Zhdukja” e Gramoz Brahos dhe ofertat ndaj tij nga PS

Mungesa e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak Gramoz Braho në mbledhjen e sotme të këtij organi legjislativ vendor, ka ngjallur debate mes këshilltarëve.

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, në opinionin e vet personal, ka thënë se mosprezenca e Brahos është si rjedhojë e intimidimit që kanë kryer deputetët e PS ndaj tij, apo dhe ofertat që i janë vënë përpara në tavolinë.

Për zotin Bejko, Gramoz Braho sot ka qenë personi më i kërkuar jo vetëm nga kryetari i partisë që ai përfaqëson, por edhe nga familja, miqtë etj, të cilët janë në merak të madh për fatin e tij, pasi sic u shpreh Bejko, Shqipëria gjendet në një situatë kaotike dhe mungesë e stabilitetit.

Mungesa e këshilltarit të PEISH ka balancuar forcat e pozitës dhe opozitës në Këshillin Bashkiak pasi raportet kanë qenë 15 këshilltarë PD+LSI dhe 15 këshilltarë PS+prurjet e reja.

Për këtë qëllim, PD dhe LSI kërkuan shtyrjen e votimit në mbledhjen e ardhshme për shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak Sem Golemi cka u kundërshtua me forcë nga këshilltarët e PS+prurjet e reja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment