VIDEO/Zhulati me qendër shëndetësore moderne, financim i Këshillit të Qarkut Gjirokastër

0
165

Zhulati prej ditës së sotme, me qendër të re shëndetësore. Kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër Armand Hilaj, ka inspektuar qendrën e re e cila do të jetë më funksionale për banorët e këtij fshati. Ka qenë një premtim i mbajtur nga ana e kreut të Qarkut Gjirokastër që është konkretizuar sot dhe që ka marrë vlerësimin e banorëve të fshatit kryesisht të moshuar që janë edhe frekuentuesit e shpeshtë të kësaj qendre. Fshati Zhulat është përzgjedhur në listën e 100 fshatrave nga qeveria shqiptare, për të qenë në fokusin e zhvillimit rural e turistik. Banorët kanë cmuar kontributin e kreut të Këshillit të Qarkut i cili sipas tyre mbajti fjalën e premtuar 1 vit më parë për rehabilitimin e qendrës shëndetësore, kur Zhulati u izolua prej përmbytjeve që pësoi nga koha e keqe.

Kryeplaku i Zhulatit Kapo Gjocaj, e quan të domosdoshëm rehabilitimin e qendrës shëndetësore në kushtet kur Zhulati ka filluar të frekuentohet edhe nga turistët e huaj dhe vec kësaj shërbimi tashmë do të jetë më i mirë sidomos për të moshuarit.

Vetë kryetari i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës Armand Hilaj, pohon se ka qenë një iniciativë e konkretizuar tashmë e premtuar për banorët e këtij fshati që këtej e tutje do të kenë një qendër më funksionale për t’i shërbyer sa më mirë.

Sinkron Armand Hilaj kryetar i Qarkut Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here