VIDEO/Zjarr në Kërcullë, digjet stani, kullota dhe disa pisha të larta

0
157

Një zjarr ka rënë në zonën e Kërcullës në Gjirokastër ku janë shkrumbuar 5 ha kullota dhe 3 ha pyll me pisha si dhe një stan.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së sotme dhe në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse të cilat kanë punuar intensivisht në shuarjen e flakëve.

Për shkak të terrenit të thyer, zjarrëfikëset e kanë pasur të pamundur shuarjen e flakëve me ujë pasi autoboti e ka pasur të vështirë të penetrojë në zonën malore dhe për rjedhojë është operuar për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Drejtuesi i Shërbimit Zjarrfikës në Gjirokastër, Kujtim Bizhga ka thënë për Jugunews.net se është punuar intesivisht deri në shuarjen e flakëve.

Ky është rasti i parë këtë vit që shënohet zjarr në pyje e kullota në territorin e Qarkut të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here