VIDEO/Zjarr në varrezat e fshatit Dhoksat, digjen varroshet shpëtohen shumica e tyre

Një zjarr i madh ka përpirë varrezat publike në fshatin Dhoksat. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 të ditës së sotme ku banorët e alarmuar nga tymi që vinte prej varrezave të fshatit që ndodhen në të hyrë, kanë vrapuar menjëherë për të shuar flakët.

Menjëherë është lajmëruar PMNZSH e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka vënë nën kontroll flakët të cilat avanconin në drejtim të varreve. Një pjesë e mirë e krahut jugor të varrezave u shkrumbua madje edhe dy varroshe u prekën nga flakët e zjarrit.

Zjarrëfikëset kanë ardhur në kohë dhe arritën të lokalizonin flakët dhe ndërprerë avancimin e tyre në drejtim të varrosheve të tjera.

Në ndihmë të tyre janë vënë edhe banorët e Dhoksatit ku kanë të varrosur të afërmit e tyre në varrezat publike. Aty rreth orës 12:30 gjithcka është kthyer në normalitet me pak dëme. Zjarri është shkaktuar për shkak të një qiriu që ka qenë i celur në një varrosh në pjesën jugore të varrezave.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment