VIDEO/Aksident me të plagosur pranë Lazaratit

0
140

Një përplasje mes dy automjetesh ka lënë të plagosur tre persona në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Aksidenti ka ndodhur mbasditen e sotme pranë rrugës hyrëse të fshatit Lazarat.

Drejtuesit e mjeteve kanë qenë Nasho Mano dhe Vandam Mahmutaj. Në aksident është përfshirë një makinë tip “Citroen” me targa AA463CE që drejtohej nga Mano dhe automjeti tjetër Volksvagen me targa AA0010OY që drejtohej nga Vandam Mahmutaj.

Të dy mjetet po udhëtonin në drejtime të ndryshme ku Citroen vinte nga veriu në jug në drejtim të fshatit Polican, ndërsa Vandam Mahmutaj vinte nga jugu në drejtim të fshatit Lazarat. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur çifti i bashkëshortëve Apostol e Maria Strato 75 vjeç dhe 70 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Lëndime nga aksidenti ka pësuar edhe Vandam Mahmutaj por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Sipas drejtuesit të automjetit ku udhëtonte cifti Strato, përplasja ka ardhur si pasojë e mbërritjes me shpejtësi të mjetit Volksvagen në krahun e kundërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here