VIDEO/ALARM!! Po vijnë sirianët në Shqipëri, Policia Kufitare ne Gjirokastër rrit masat

0
159

Numri i sirianëve që kërkojnë të kalojnë tranzit në Shqipëri drejt perëndimit, ka pësuar rritje tre herë gjatë muajit tetor.

Këtë fakt e konfirmon drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Qarkun e Gjirokastrës Manol Dhamo. Sipas këtij të fundit, në muajin e kaluar, janë kapur nga forcat e Policisë Kufitare, 108 refugjatë sirianë në kufirin e gjelbër që ndan Shqipërinë me Greqinë. Sirianët janë trajtuar me ushqim, veshmbathje dhe me të gjitha kushtet e tjera për kohën e qëndrimit në Shqipëri dhe më pas janë deportuar tek autoritetet helene.

Rasti më i fundit është shënuar tre ditë më parë, kur shtatë sirianë u kapën brenda bordit të një furgoni që vinte nga Greqia për në Shqipëri dhe ku u arrestua 40 vjecari nga Ekuadori Karlos Rosado për dhënie ndihme të paligjshme.

Përgjatë ditëve të tetorit, janë arrestuar dhjetë persona në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale kryesisht vrasje të cilët janë zbuluar teksa hynin në Shqipëri. Njëkohësisht janë zbuluar dy raste trafikimi të lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here