VIDEO/Arrihet marrëveshja, Basha: “Tenda e lirisë” vazhdon misionin e saj

0
420

Kreu i PS-së Edi Rama dhe i PD-së, Lulzim Basha kanë arritur një marrëveshje mes tyre. Ata kanë biseduar gjatë me njëri-tjetrin.

Basha foli për protestuesit e opozitës në Tendën e Lirisë direkt pas takimit me Ramën.

“Të dashur qytetarë dhe qëndrestarë të ‘çadrës së lirisë’. Kemi një marrëveshje për ti hapur rrugë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është merita juaj dhe qëndrimi juaj heroik këtu që solli marrëveshje.

Gjithçka ka ndryshuar. E pa mendueshmja e tre muajve më parë sot është realitet. Nesër nisim përgatitet për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të nisur së bashku rrugën drejt një Shqipërie ku gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë, bazuar në vullnetin dhe qëndresën tuaj”, u shpreh Basha.

Më pas Basha shpjegoi edhe faktin nëse ‘çadra e lirisë’ do të mbyllet sot apo jo.

“Çadra e Lirisë nuk do të mbyllet sot, por me arritjen e marrëveshjes së plotë do të përfundojë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti ju bekoftë ju”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here