VIDEO/Banorët e Labovës së Kryqit, sulm Tavos, na ka lënë pa bukë, Tritan Shehu, votoni ndryshimin

Banorët e fshatit Labovë e Kryqit, i janë ankuar kandidatit për deputet të PD Tritan Shehu, për shkarkimet nga puna që janë ndërmarrë vitet e fundit me autor Vangjel Tavon dhe eksponentë të tjerë të qeverisjes.

Mjaft prej banorëve, janë shprehur të indinjuar me deputetët e këtyre 25 viteve pluralizëm politik por më të goditur kanë qenë nga deputeti i LSI Vangjel Tavo. Ky i fundit për interesa partiake, ka lënë pa bukë dhjetëra familje të zones.

Shembullin konkret e ka dhënë intelektuali Gjergji Dhivra i cili e shikon të pashpresë situatën. Sipas Dhivrës, Tavo e ka hequr nga puna dhe si ai edhe të tjerë. PD duhet të fitojë për të rikthyer shpresën-u shpreh Dhivra.

Nga ana e tij zoti Shehu, premtoi se me ardhjen e PD në pushtet pas 25 qershorit, gjithcka do të shkojë në vend.

Unë ju ofroj veten time dhe pas 25 qershorit do jemi përsëri bashkë, do zgjidhim hallet e komunitetit pasi unë jam nga ata të cilët di të bashkëpunoj me njeriun sepse jam mjek-u shpreh Shehu duke siguruar se lidhjet me këta banorë pas fitores së datës 25 të këtij muaji, do të jenë të më forta.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment