VIDEO/Basha: Rama do timonin, ndërsa unë do të rregulloj motorrin e ekonomisë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër.

Ai vuri në dukje së pari sesi e shfrytëzoi vizitën e shkurtër, vetëm dyditore në SHBA për të takuar jo vetëm presidentin amerikan Donald Trump, por edhe investitorë të fuqishëm që i kanë premtuar të vijnë në Shqipëri dhe po ashtu, u bëri një thirrje, votuesve ende të dyzuar se për kë do të votojnë.

Rama do timonin për vete-tha kryetari i PD, kurse unë do të rregulloj motorrin e ekonomisë pa të cilin nesër nuk do të ketë të nesërme të sigurtë.

Rama erdhi para 4 vjetësh me plane të mëdha-tha Basha në fjalën e tij-por të tjera premtime kishte Edi Rama. Nuk punoi asnjë ditë për të realizuar premtimin e tij për të hapur vende pune. Në vendin me rrogat dhe pensionet më të ulta në Ballkan, vuri taksat më të larta, rriti çmimin e energjisë, të naftës, rriti tarifat për universitete, la mijëra studentë jashtë dyerve të universiteteve për shkak të tarifave të papërballueshme nga prindërit e tyre.

Kishte 4 vjet kohë dhe 16 miliardë euro në dispozion, por nuk pati asnjë minutë kohë të mendonte për ju dhe prioritetet tuaja. Edhe kur bridhte jashtë shettit kishte vetëm nëj dëshirë, të ekspozonte pikturat e tij, të ndiqte shfaqjet sportive.

Unë vetëm dy ditë në SHBA nuk harxhova asnjë minutë kohë për tekat e mia, por u takova me investitorë të fuqishëm për t’u shpjeguar planin tim ekonomik që të vijnë dhe do të vijë për të investuar në këtë vend.

Dua t’u them atyre që s’e kanë ndarë akoma mendjen këtë javë të fundit se ndryshimi i madh mes asaj që përfaqëson Edi Rama dhe asaj që përfaqësoj unë është kjo: Edi Rama nuk mbajti premtime, se nuk kishte prioritet e as plan për t’i mbajtur premtimet, sepse i vetmi qëllim i tij është timoni.

Unë nuk vij me premtime, por me plan për të nxjerrë ekonominë nga kriza, përmes uljes së taksave, përmes hapjes së vendeve të punës, jo palma e zyra e udhëtime luksi e tendera e konçensione, por rritje pensionesh, pagash, shkolla dinjitoze me drekë të paguar nga “republika e re”, studentë të mbështetur.

Ai do timonin për vete, unë do të rregulloj motorrin pa të cilin nesër nuk do të ketë të nesërme të sigurtë-u shpreh Basha.

Ndaj bashkohuni me këtë lëvizje të madhe. Vetëm vota për numrin 6 është votë për veten tuaj.

Vota për numrin tjetër është për ata që e sollën Shqipërinë në këtë gjendje, me drogë, korrupsion, emigracion masiv-nënvizoi Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment