VIDEO/Basha vlerëson Shehun dhe Bejkon, profesorë me kredenciale ndërkombëtare

0
1465

Kryetari i opozitës shqiptare, ka vlerësuar kryesuesit e listës së kandidatëve për deputetë të opozitës në Gjirokastër Tritan Shehu dhe Roland Bejko. Dy profesorë sic tha ai, që kanë kredenciale akademike ndërkombëtare, ku Bejko është produkt i shkollës prestigjoze të Parisit ku ka nxjerrë presidentët francezë.

Fjalimi vlerësues i Bashës për Shehun dhe Bejkon.

Gjirokastra udhëhiqet jo me një por me dy profesorë.

Me prof dr Tritan Shehu një figurë e përmasave ndërkombëtare përsa i përket kredencialeve të tij akademike dhe profesionale dhe Landin… unë i them Landi ju i thoni Landi.

Profesor Roland Bejko është i laureuar i shkollës më prestigjoze të Parisit (Ecole Nacionale de Administration) shkolla që nxjerr presidentët francezë.

Ja ku e keni birin tuaj, krenarinë tuaj vetë e bëri vetë e cau dhe sot vjen t’ju përfaqëesojë në Kuvendin e Shqipërisë, gjirokastriti me kredenciale pariziene luftëtar i pamposhtur për të drejtat tuaja Roland Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here