VIDEO/Bejko, administrata e gjitha në fushatë, qytetarët po vrasin frikën, Republika e Re po vjen

0
868

Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, ka denoncuar në një konferencë shtypi të mbajtur mesditën e sotme, përfshirjen e administratës publike në tubimet elektorale.

Përfshirja e tyre është e dukshme gjatë dhe pas orarit të punës-është shprehur Bejko ndërkohë që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë në garën elektorale PS dhe LSI, korrektësi.

Zoti Bejko, ka shuar cdo hamendësim për një koalicion të mundshëm paszgjedhor me PS apo dhe me LSI. Nuk ka koalicion me këto dy forca politike që janë përgjegjëse për rrënimin e ekonomisë shqiptare në këto katër vite-u shpreh Bejko.

Objektiv i Partisë Demokratike është të jetë forcë e parë. Republika e re do te behet për rininë dhe shpresën e qytetarëve. Ne do t’i japim fund turizmit politik të deputetëve-u shpreh ai.

Bejko ka apeluar tek qytetarët të mos bien pre e blerjes së votës pasi sic tha ai, si ai që e ofron votën kundrejt vlerës monetare edhe ai që e shet, dënohen me burg.

Kandidati Bejko, ka falenderuar pjesmarrësit e mitingut të djeshëm ku ka qenë i pranishëm lideri i opozitës Lulzim Basha nga ku u përcollën mesazhe të vrasjes së frikës së qytetarëve, ndaj pushtetit.

Mbi të gjitha refuzoni frikën, sepse ora e drejtësisë po afron dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi pë krimet që kanë bërë. Ata janë të përkohshëm, por fitorja e Republikës së Re do të jetë e përhershme-ka përfunduar Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here