VIDEO/Bejko falenderon demokratët gjirokastritë për 90 ditët e protestës

Kreu i PD të Gjirokastrës Roland Bejko, ka falenderuar demokratët të cilët i’u përgjigjën thirrjes për pjesmarrjen në protestën 90 ditore në kryeqytet ku u kurorëzua me një marrëveshje të madhe që i garanton opozitës kushtet e vendosura më parë.

Në aktivin e organizuar mbasditen e sotme, zoti Bejko u shpreh se u arrit një fitore e madhe falë sakrificave të cdo demokrati gjirokastrit dhe shqiptar.

Nuk mundem t’a harroj dot ku shumë prej jush pasi kalonin disa ditë nga takimi i fundit në Tendën e Lirisë, më telefononin se kur do të mblidheshim dhe të shkonim sërish në Tiranë dhe kjo sepse të gjithë u ndërgjegjësuam se kishim të bënim me një mision të rëndësishëm dhe ky mision ishte shpëtimi i demokracisë shqiptare dhe pluralizmit i cili rrezikohej nga falangat e krimit-është shprehur Bejko.

Ky i fundit më tej, është ndalur edhe tek problemet që ka hasur jugu i vendit në këto katër vite të pushtetit të socialistëve.

Më shumë se kushdo tjetër jugu ka përjetuar momentet e transformimit të shtetit në një shtet të kriminalizimit të ekonomisë shqiptare. Vetëm në dy vitet e fundit, nga Gjirokastra, ka pasur një eksod të madh dhe kjo e bazuar nga të dhënat e INSTAT ku kanë lënë shtëpitë, 7 mijë banorë. Sipas kryetarit Bejko, njerëzit kanë ikur për të ndërtuar të ardhmen diku gjetkë ndaj dhe reagimi ynë ishte i duhuri dhe i domosdoshmi, ishte nevojë jetike ndaj nëse nuk do ta ndalim këtë krim me përmasa gjenocidi që ushtrohet nga politikat e gabuara, do të vazhdojmë të ikin ende njerëz këtej dhe cka është alarm, sipas trendit, Gjirokastra pas 13 vjetësh rrezikon të përgjysmohet si popullsi. Kjo pra ishte arsyeja e protestës vendimtare për demokracinë dhe jetike për Shqipërinë-u shpreh Bejko.

Zoti Bejko i ka falenderuar në emër të kreut të PD Lulzim Basha, të gjithë demokratët gjirokastritë duke i bërë thirrje për unifikim për fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment